Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, së fundmi ka udhëtuar për në Brazil.
Ajo do të mbajë koncertin e radhës në Rio de Janiero, në kuadër të turneut muzikor që po zhvillon në Amerikën Latine.
Bebe Rexha është pritur nga mijëra fansa atje, të cilët kanë simpati të madhe për artisten shqiptare.
Ndërkohë, së fundmi 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa video, ku ndër të tjerash shfaqet e veshur kuq e zi teksa kërcen samba.
Ajo duket shumë entuziaste dhe e lumtur, ndërsa vallëzon me të pranishmit kërcimin e famshëm latin.
Rexha, përndryshe po shijon suksesin e projektit të saj muzikor “Not 20 Anymore”, të cilin e publikoi në ditëlindjen e saj të 30-të.
Ajo ka qenë shumë aktive këtë vit në muzikë me projekte të shumta muzikore dhe tashmë me turneun e saj të shumëpritur në mbarë Amerikën. /Telegrafi/