Site icon Telegrafi

E veshur me fustan transparent, Rita Ora për pak tregon gjoksin në Javën e Modës në Londër

Ajo ka pasur një verë të ngjeshur me koncerte në të gjithë botën, duke performuar dhe marrë pjesë në evente të ndryshme.

Por Rita Ora ishte përsëri në shtëpi për të shijuar ditët e fundit të Javës së Modës në Londër të hënën, duke goditur një nga biletat më të nxehta të javës, festën “LOVE & YouTube”.

Rita u dallua nga të gjithë me stilin e saj, ku ajo u fut në sallë “The Standard”, ku edhe po mbahej eventi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Veshja transparente, bëri që këngëtarja të vërë në pah gjoksin më shumë se që duhet.

Këngëtarja tregoi këmbët e saj të gjata në një fustan me copa transparente, ndërsa ishte kombinuar edhe me aksesorë ari.

Rita e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme kamoshi të zeza, dhe të gjata deri në gjunj.

Kanë kaluar disa javë për yllin me shumë talent, që është gati në përfundimin e turneut të saj botëror “Phoenix”, që e ka sjell këngëtaren duke performuar në: Evropë, Amerikën e Veriut, Azi dhe Australi. /Telegrafi/

Exit mobile version