Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump sot ka votuar në Florida. Shtet ky që konsiderohet kyç për fitoren e bashkëshortit të saj.
Melania ishte në West Palm Beach të Florida, ku në orët e para të mëngjesit është parë e shoqëruar nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret, transmeton Telegrafi.
Por, ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte eleganca – me fustan të bukur, këpucë më take të larta dhe syze dielli , por pa maskë mbrojtëse.
Raportohet se fustani i saj kapë vlerën e 4.500 dollarë dhe është i markës italiane Gucci, derisa këpucët i kishte të Louis Vuitton dhe çantën Hermes.
50-vjeçarja buzëqeshte derisa përshëndeste votuesit në vendvotimin ku ajo ishte nisur, dhe që është vetëm 10 minuta larg shtëpisë së saj në Mar-a-Lago. /Telegrafi/