Site icon Telegrafi

“E vërteta do të dalë së shpejti”, Cristiano Ronaldo sulmon mediat për ‘lajme të rreme’

Cristiano Ronaldo përdori profilin e tij privat në Instagram për të shkarkuar zemërimin dhe zhgënjimin e tij ndaj mediave për raportimin e vazhdueshëm të pasaktë për të në lajme, madje duke thënë se vetëm rreth pesë për qind e lajmeve të postuara për të janë të vërteta.

E ardhmja e Ronaldos ka qenë njëra nga më të përfolurat muajt e fundit, nga koha kur portugezi bëri publike kërkesën për t’u larguar nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi portugez u lidh me një mori klubesh si Bayern Munich, Chelsea, Barcelona, Paris Saint-Germain, Roma, Napoli, Sporting Lisbona dhe së fundmi me Interin dhe Milanin.

Lexo po ashtu Ronaldo i ofrohet Milanit dhe Interit, por klubet italiane e refuzojnë

Megjithatë, 37-vjeçari ka ‘dështuar’ të gjej një klub të ri dhe sipas mediave ndërkombëtare e gjithë kjo ka ardhur si shkaku i refuzimit të klubeve për ta nënshkruar Ronaldon.

Ronaldo e ka nisur sezonin e ri 2022/23 me Djajtë e Kuq, duke humbur në dy ndeshjet e para, dhe si duket kjo ka ndikuar në disponimin e lojtarit i cili tashmë ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.

Portugezi shprehu zhgënjimin e tij ndërsa nuk hezitoi t’i sulmoj mediat për lajme të pavërteta dhe u shpreh se përfundimisht do të flasë vetë gjatë një interviste në javët e ardhshme.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Neymar, Silva, De Jong e Broja: Disa nga transferimet e mëdha që mund të ndodhin ende para mbylljes së afatit kalimtar veror

“Ata do ta dinë të vërtetën kur të jap një intervistë pas nja dy javësh. Mediat thonë gënjeshtra. Unë kam një fletore dhe në muajt e fundit nga 100 lajmet që bëra, vetëm 5 ishin të drejta. Imagjinoni si është”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Pas këtij komenti, sigurisht që të gjithë tifozët e futbollit duan ta dinë të vërtetën e të ardhmes së Ronaldos, i cili si duket nuk po e pëlqen kohën e afër pensionimit. /Telegrafi/

Exit mobile version