Reperi Majk ka qenë një ndër emrat më të përfolur këtë vit.
Javëve të fundit u përhapën disa thashetheme kinse reperi është në lidhje të re, ndërsa u takua me ish-të dashurën në një lokal duke ulur kokën, gjë që doli të jetë e pavërtetë dhe u mohua nga vet reperi.
Sido që të jetë, Majk së fundmi ka publikuar edhe një tjetër status përmes një fotografie të hedhur në Instagram.
“E vërteta don saber”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se duhet pak kohë për të mësuar gjithçka.
Se cila do të jetë e vërteta e Majkit, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/