Telegrafi

E vërteta e kërcënimeve publike mes Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut

Tashmë dy muaj dyshja e madhe e humorit shqiptar kanë nisur një “luftë” virtuale duke kërcënuar njëri-tjetrin.

Por kjo nuk mbeti mes tyre pasi situata kaloi edhe tek fansat e tyre që filluan të sulmoheshin me video sharëse.

Videot e njëpasnjëshme nga të dyja palët u thanë se kanë dërguar qështjen nga një lojë në një acarim raportesh mes tyre.

Por kjo del të mos jetë e vërtetë pasi Bes Kallaku në një intervistë për Panoramën ka thënë se e gjitha është një shaka.

“Lufta me Ermalin është e gjitha një shaka, por mua më dalin në krah më shumë se Mamaqit, pasi katunarët bëjnë për njëri-tjetrin më shumë se qytetarët”, tha Besi duke treguar se ai dhe Ermali janë miq shumë të mirë.

Kjo “luftë” u konsiderua edhe si sprovë për matjen e audiences së tyre. /Telegrafi/