Site icon Telegrafi

E vërteta e denoncimit të Zajminës

Zajmina Vasjari ditën e djeshme u bë temë e medias rozë sa i përket një denoncimi.

Këngëtarja kishte shkaktuar një dëm fqinjes së saj, së cilës i kishte hyrë uji në banesë, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje deri diku del të jetë e vërtetë por jo edhe denoncimi, pasi motra e këngëtares ka thënë se Zajmina dhe fqinja kanë arritur marrëveshje dhe qështja nuk është dërguar në prokurori.

Ngjarja ndodhi kur artistja nuk ndodhej aty dhe nuk ishte në dijeni për rrjedhën e ujit, e cila ka depërtuar edhe te fqinja, dëmet e së cilës do t’i paguajë Zajmina.

Sa i përket ambientit bëhet fjalë për një ambient biznesi dhe jo për shtëpinë e saj./Telegrafi/

Exit mobile version