Tre burra janë arrestuar në Suharekë, pasi që kanë sulmuar fizikisht një femër, bën të ditur Policia.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.
Rastin e ka cilësuar policia si dhunë familjare dhe lëndim i lehtë trupor. /Telegrafi/