Në fillim të vitit 2018, Audi lason makinën sportive, që ka nivel të lartë luksi, ndërsa është komplet elektrik.
Modeli e-tron quattro, nuk dallon shumë nga makinat tjera nga po e njëjta kompani, porse ka disa dallime të dukshme, transmeton Telegrafi.
Derisa pjesa e përparme ka mbetur e njëjtë, pjesët anësore kanë pësuar dallime të dukshme.
“Kjo veturë kombinon kënaqësinë e vozitjes, me dizajn të shtrenjtë dhe komfor të shkëlqyer”, ka thënë Dr Ulrich Hackenberg, që është Menaxher i Bordit në Audi.
Pos fotografive të publikuara, nuk jepen detaje shtesë rreth këtij koncepti.