Site icon Telegrafi

E transferuan gjatë verës, Chelsea e hapur ndaj ofertave për shitjen e yllit anglez

Chelsea është e gatshme që të shesë disa mesfushorë duke përfshirë një blerje të verës në rast se marrin ofertat e duhura gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Blutë e Londrës’ do të futen këtë vikend në pozitën e dytë në Ligën Premier, pasi tashmë kanë gjetur stabilitet nën urdhrat e trajnerit të ri Enzo Maresca.

Megjithatë, ata kanë ende punë në prapaskena pasi duhet të shkurtojnë ekipin që është i mbushur me lojtarë dhe të sigurohen që gjendja e tyre financiare është në një gjendje që mund t’ua lejojë të përforcohen në vazhdim.

Maresa në veçanti duhet të marrë një vendim të vështirë kur do të pyetet për pikëpamjen e tij sa i përket shitjes së një lojtari.

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori Kiernan Dewsbury-Hall është vënë në shitje dhe ka shumë gjasa që për të do të interesohen klubet e tjera angleze.

Maresca ka pranuar se 26-vjeçari ka pasur vështirësi që të adaptohet në përgjegjësitë e njëjta që i kishte tek Leicester City.

Lexo po ashtu Chelsea po tenton transferimin e dy yjeve nga Borussia Dortmundi në janar

Dewsbury-Hall ka luajtur si tutllar në gjashtë ndeshje për Chelsean, por asnjëherë në Ligën Premier dhe vetëm në garat evropiane.

Ato minuta që ai i ka marrë janë shpërndarë në pesë paraqitjet e tij në 15 ndeshjet e para në kampionat këtë sezon, teksa goli i tij i vetëm ka ardhur ndaj Genk në Ligën e Konferencës./Telegrafi/

Exit mobile version