Site icon Telegrafi

E trafikoi disa herë, viktima mbetet shtatzënë – arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet që gjatë shkurtit e deri në nëntor 2020 ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Sipas policisë i dyshuari kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme.

Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është shtatzënë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version