Telegrafi

E tmerrshme: Polici rrah brutalisht gruan e prangosur (Video)

Zëvendëssherifi në Jacksonville të Floridas, është përjashtuar nga puna pasi që ka goditur një grua të prangosur.

“Nuk ka qenë e nevojshme që ta rrahësh gruan, është dashur që të gjeje një mënyrë tjetër që ta zgjidhni problemin”, i ka thënë policit brutal një zyrtar i policisë në Jacksonville, transmeton Klan Kosova.

Policia ka thënë se incidenti ka ndodhur pasi zëvendëssherifi Borisade ka arrestuar gruan ,pasi ka hyrë në një lokal pa leje dhe më pas i ka rezistuar arrestimit.

Në videon e mëposhtme shihet 26 vjeçari, Akinyemi Borisade duke goditur gruan.