Telegrafi

Fotografia që publikon Dua Lipa, duket sikur ajo është e dehur (Foto)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa është tashmë krenare për sukseset e saj të njëpasnjëshme, dhe kjo po e shtyn që të punojë edhe më tepër.

Shumë shpejt ajo pritet që të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, gjersa këto javë është duke u kujdesur për xhirimet.

Lexo po ashtu Dua Lipa nominohet edhe për dy çmime të tjera ndërkombëtare (Foto)

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here fotografi të ndryshme nga aktivitet mzuikore apo përditshmëria e saj.

Mirëpo, imazhi i fundit që këngëtarja ka publikuar nuk është i zakonshëm. Dua shfaqet e shtrirë për tokë sikur të ishte pa ndjenja, teksa pranë sa gjendej një motor.

Sigurisht që kjo skenë ka qenë e gjitha një improvizim, megjithatë ka lënë të shokuar paksa fansat kur e kanë parë për herë të parë. /Telegrafi/