Sipas rrjeteve sociale, Drake ka anuluar koncertin në Amsterdam për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Reperi madje u dërgua menjëherë në spital dhe si pasojë nuk ka mundur të mbajë koncertin.
Ka qenë një promovuese e koncertit ajo që i ka dhënë audiencës këtë lajm të trishtueshëm, e cila ishte në stadium duke pritur performancën e artistit të preferuar, transmeton Top Channel.
Fansat e Drake nuk ishin aspak të lumtur që dëgjuan këtë lajmërim dhe menjëherë nisën të fishkëllenin në shenjë zemërimi.
Raportohet se shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore ka qenë konsumimi në sasi të lartë i lëndëve narkotike.
https://www.youtube.com/watch?v=e9oZZOzp-wI