Miralem Pjanic duket se po i shijon ndeshjet e fundit me fanellën e Juventusit.
Mesfushori boshnjak është bërë cak i një numri të madh të skuadrave evropiane, gjersa ka paralajmëruar se mund të largohet nga Zonja e Vjetër në afatin e verës.
Pjanic është në dijeni për interesimin e Paris Saint-Germainit, ndërsa ka thënë se është fjala për një klub të madh.
“PSG është në mesin e skuadrave më të mira në Evropë. Në Ligën e Kampionëve, ata duan ta bëjnë një hap të madh”, ka thënë boshnjaku për Calciomercato.
“Është një klub ku të gjithë lojtarët duan të shkojnë, një klub që është duke treguar nivele të larta që disa sezone, andaj vështirë se mund ta refuzojë ndokush”, ka shtuar më tej Pjanic. /Telegrafi/