Marc Andre Ter Stegen është një nga portierët më të mirë në botë në vitet e fundit.
Përveç që ka reflekse të jashtëzakonshme duke bërë pritje fantastike, Ter Stegen është i jashtëzakonshëm edhe me lojën me këmbë.
Pikërisht loja me këmbë e portierit është duke u praktikuar në shumë skuadra të futbollit dhe Barcelona është me fat që ka ndoshta portierin që luan më së miri me këmbë.
Se Ter Stegen është i jashtëzakonshëm me lojën me këmbë e ka pranuar edhe trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone.
Trajneri argjentinas i Los Colchoneros bëri një deklaratë të guximshme për Ter Stegen në dokumentarin e Barclonës ‘Një epokë e re’ në Prime Video.
“Unë e kam thënë gjithmonë këtë. Portieri i Barcelonës luan më mirë me këmbët e tij se çdo lojtar tjetër në çdo ekip në La Liga ,” tha Simeone.
Një deklaratë shumë e guximshme nga Simeone, pasi në La Liga ka futbollistë të jashtëzakonshëm që luajnë perfekt me topin.
Megjithatë, saktësia e pasimeve të Ter Stegen qëndron në 86.1 për qind, sipas FBRef.
Kjo është më pak se ajo e shumë lojtarëve në La Liga, pasi Andreas Christensen ka një saktësi të pasimeve prej 96 për qind.
Ndërsa bashkëlojtarët tjerë të Ter Stegen te Barcelona si Pedri, Gavi dhe Gundogan të gjithë shënojnë statistika mbi 90 për qind të saktësisë në pasime. /Telegrafi/