Muzikanti, kantautori, shkrimtari, skenaristi dhe aktori australian, Nick Cave, beson se Kanye West është artisti më i madh në planet.
Gjatë përgjigjeve në faqen e tij The Red Hand Files, një fans e ka pyetur 62-vjeçarin se a i pëlqen reperi kundërthënës.
“Krijimi i artit është një formë e çmendurisë – hymë thellë në vizionin tonë individual dhe humbim në të”, është përgjigjur Cave.
Ai ka vazhduar se në planet nuk ka muzikant që ka qenë i përkushtuar ndaj mashtrimit të vet aq sa Kanye, prandaj si pasojë e kësaj, ai është artisti më i madh që ekziston.
West, i cili është një nga artistët e rrallë që e mbështet presidentin Donald Trump, në vitin e kaluar e publikoi albumin e titulluar “Jesus is Born”. /Telegrafi/