Site icon Telegrafi

E thotë edhe Thaçi: Nuk ka tërheqje të njohjeve të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje të njohjeve të Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për RTK, ai ka deklaruar se propaganda dhe veprimet destruktive të Serbisë nuk ndalen, ndërsa për deklarimet e fundit të Beogradit për tërheqje të njohjes nga Gana, Thaçi tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucionet e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit.

Për takimin e zhvilluar sot në Paris, me presidentin e  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, tha se temë diskutimi në takim ishte interesimi i Macronit për vazhdimin e  dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për një përmbyllje të njohjes reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Lexo po ashtu Gana konfirmon tërheqjen e njohjes së Kosovës

Siç citoi Thaçi fjalët e presidentit francez “takimi ka ndodhur mes dy vendeve që kanë pasur luftë dhe qëllimi është për të mbyllur plagët e luftës”.

Në lidhje me çështjen e të pagjeturve, të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, Presidenti tha se gjithë bota e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se tema e të pa gjeturve shqiptarë dhe të tjerëve, mbetet çështje që duhet zgjidhur dhe shtruar në të gjitha takimet që do të kenë, për të zbardhur fatin e tyre.

Exit mobile version