Cristiano Ronaldo thotë se asnjëherë nuk do t’i bëjë presion djalit të madh që t’i ndjekë hapat e tij dhe të bëjë karrierë në futboll.
Superylli portugez shpërndau fotografi në rrjetet sociale duke luajtur së bashku me 11-vjeçarin Cristiano Jr dhe e përshkroi si “e tashmja dhe e ardhmja”.
Të gjithë, e sidomos tifozët e Djajve të Kuq, presin që djali i CR7, i cili i është bashkuar Akademisë së Manchester Unitedit, të ndërtojë një karrierë në futboll.
Mirëpo, edhe pse ka pranuar se djali i tij mund të bëhet një futbollist i shkëlqyer dhe se është i përkushtuar në sport, Ronaldo ka thënë se nuk do t’i bëjë presion që ai të bëhet futbollist.
“Vetëm koha do të tregojë. Asnjëherë nuk do t’i bëjë presion. Ai do të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë portugezi për Cristiano Jr në seritë e partneres së tij, Georgina Rodriguez, në Netflix me titull “I Am Georgina”.
“Ajo që dua më së shumti për Cristianiton dhe gjithë të tjerët është që të jenë të lumtur dhe të zgjedhin çfarë të duan. Unë do t’i mbështes në çfarëdo mënyre”, është shprehur Cristiano.
Krahas Cristiano Jr, futbollisti është edhe baba i tre fëmijëve të tjerë, derisa Georgina është sërish shtatzënë. /Telegrafi/