Telegrafi

E sulmuan në mes të rrugës, nuk e dinin se me kënd kanë të bëjnë – ish boksieri 92-vjeç nokauton dy persona në Britani

Një video e pazakontë të një rrahje në rrugë, po bën bujë dhe është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

Para hyrjes së një lokali të McDonald’s në Britani të Madhe shpërtheu dhuna, ku rolin kryesor e kishte ish-boksieri 92-vjeç.

Disa persona kishin sulmuar “gjyshin”, duke mos e ditur se do t’ju kushtojë shumë shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Konflikti zgjati rreth një minutë, e i moshuari me një trup vital ka nokautuar dy sulmuesit. Ai pa u menduar dy herë, me nga një goditje i nokautoi që të dy.

Megjithatë mosha e bëri të veten dhe në një moment humbi forcën dhe njëri prej tyre arriti ta rrëzojë, por për dallim nga rivalet, “gjyshi” u ngrit shpejtë në këmbë.

Një grua tërë kohën tentonte t’i ndante, por gjyshi nuk hoqi dorë për asnjë moment, deshi t’ju tregojë të rinjve se me kë janë ngatërruar. /Telegrafi/