Policia e Istogut njofton se një serb i Kosovës me inicialet B.Z. (1942) nga fshati Dragolevc ka raportuar në Polici se sot rreth orës 11:50 në Dragolevc është sulmuar nga një person i dyshuar i cili e kishte goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe rasti është cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’.
E gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje e cila kishte ndodhur tri ditë më parë në lidhje me çështje pronësore.
Ankuesi (viktima) kishte pasur kontakte edhe më parë me personin e dyshuar, që njihej nga viktima. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QMF Istog dhe më pas është dërguar në shtëpinë e tij.
“I dyshuari shtetasi shqiptar i Kosovës me inicialet N.B.(1975), është shoqëruar në stacionin policor në Istog, i njëjti është intervistuar, në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhrin e tij, i njëjti pas intervistimit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës. /kp/Telegrafi/