Viktima femër Serbe, shtetase e Serbisë, ka raportuar se është sulmuar fizikisht me ndonjë mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull K/Serb e cila si pasojë kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë arrestuar të dyshuarin nga i cili janë konfiskuar një thikë dhe një palë gërshërët që dyshohet se janë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/