Site icon Telegrafi

E sulmon me mjet të mbrehtë për shkak të një mosmarrëveshjeje, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 01:00 në rrugën “Marije Shllaku” në Prishtinë.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktima dhe i dyshuari, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version