Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje për një borxh të mëhershëm ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:10 në fshatin Meqë, në Gjakovë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/