Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me një shufër metalike dhe një thikë viktimën.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një shufër dhe thikë, që dyshohet se janë përdorur në rast.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/