Telegrafi

E shtyu gjyqtarin pas kartonit të kuq, Ronaldo mund të dënohet 12 ndeshje

Ronaldo mungon pesë ndeshje, BBC vazhdon të jetë e pakompletuar.

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo rrezikon një dënim të gjatë prej 12 ndeshjeve pas kartonit të kuq të marr në El Clasicon e parë të sezonit, të fituar në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultat 3-1.

Ronaldo u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, por ndikimi i tij ishte i madh dhe i menjëhershëm në këtë ndeshje.

Lexo po ashtu Reali fiton në kështjellën e Barcës, vë njërën dorë mbi trofeun e Superkupës (Video)

Pas inkuadrimin në minutën e 58, Ronaldo arriti të rrezikoj disa herë portën e katalunasve, duke gjetur edhe golin në minutën e 80, por festa e tij bërë që portugezi të ndëshkohet me të verdhë.

Pas vetëm dy minutave, Ronaldo hyn në zonë dhe rrezohet, por gjyqtari e cilëson simulim dhe ia jep kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht e dërgon jashtë loje.

Lexo po ashtu Momenti kur Ronaldo e shtyu gjyqtarin, pasi e përjashtoi me karton të kuq (Video)

Ylli portugez, në shenj revolte e shtyn paksa gjyqtarin  duke dal nga loja dhe kjo mund t’i kushtoj me një dënim të gjatë.

Ky gjest i portugezit mund t’i shkaktojë një dënim deri në 12 ndeshje sipas nenit 96 të librit të rregullores së federatës spanjolle, e cila merret me “Dhunën e lehtë ndaj gjyqtarëve”.

Neni 96 zbatohet për lojtarët që ‘kapin, shtyjnë ose shkundin’ një gjyqtar në një mënyrë që është ‘paksa e dhunshme’ dhe rekomandon pezullimin prej 4-12 ndeshjeve. /Telegrafi/