Një grua edhe pse është goditur dhe shkelur me rrotat e majta të autobusit, ka arritur të ngritet në këmbë dhe të vazhdojë rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Magdalena Torres Martinez mrekullisht ka shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore dhe mavijosje, edhe pse u godit dhe u shkel nga rrotat e majta të një autobusi gjigant, transmeton Telegrafi.
Ky moment rrëqethës është filmuar nga kamerat e sigurisë para stacionit të autobusëve në Jalpan de Serra të Meksikës.
Videoja fillon kur Magdalena qëndron në mes të rrugës, dhe nga pas e godet autobusi dhe e fut nën rrotat e majta. Por, edhe pse i kalon sipër, ajo ngritet në këmbë pa ndonjë problem dhe vazhdon rrugën sikur të mos i kishte ndodhur asgjë e keqe.
Mediat lokale raportojnë se viktima ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore, si dhe ka arritur një marrëveshje me kompaninë turistike, ku njëri nga shoferët e tyre e shtypi me autobus.
Ata janë pajtuar që t’ia paguajnë shpenzimet e tretmanit mjekësor, ndërsa ende nuk dihet nëse është dënuar shoferi nga policia meksikane. /Telegrafi/