Site icon Telegrafi

E shtynë shoqen para autobusit duke u munduar të tallet me të, shpëton mrekullisht pa ndonjë lëndim (Video)

Në qytetin polak Chevoic një shaka mes dy shoqeve për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, dy vajza po ecnin afër rrugës derisa para tyre po lëvizte një autobus, transmeton Telegrafi.

Dhe njëra prej tyre duke tentuar të bëjë shaka, e shtyu mikeshën e saj e cila u rrëzua dhe përfundoi nën autobus.

Për fat të mirë, është shmangur tragjedia dhe vajza ka shpëtuar pas më të voglin lëndim. /Telegrafi/

Exit mobile version