Ky është momenti rrëqethës kur një grua e shtynë qëllimisht një pasagjere në drejtim të trenit që po vinte me shpejtësi në metronë e Nw Yorkut, ku kamerat e sigurisë kanë këtë moment.
Viktima ishte një grua 42-vjeçe, e cila po qëndronte afër platformës dhe po priste trenin që po vinte me shpejtësi. Megjithatë, ajo i shpëtoi më të keqes, por me disa mavijosje, transmeton Telegrafi.
Por ka mjaftuar një goditje paksa më e fuqishme që kjo grua të përfundonte nën rrotat e trenit, që sigurisht se do të ishte fatal për të.
Në anën tjetër e dyshuara është akoma në arrati, kurse ky sulm ndodhi pak orë pasi një burrë qëlloi veten me revole në këmbë, në po të njëjtin stacion të trenit.
Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi, por gjykuar nga pamjet viktima as që e kishte provokuar sulmuesen e cila ngritet në këmbë dhe me tërë forcën e shtynë në drejtim të trenit. /Telegrafi/