Site icon Telegrafi

E shtuna me riga shiu, të dielën diell dhe pjesërisht vranët 

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërkaq në mëngjes riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri 20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22  gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte stabile të motit!. /Telegrafi/

Exit mobile version