Jemi në periudhën e Kampionatit Botëror, ku thuajse pjesë e çdo bisede janë ndeshjet që po zhvillohen në Rusi.
Kjo garë ndiqet me shumë interes edhe nga figurat publike në vend.
Javë më parë, Telegrafi ka realizuar një storje të veçantë, duke pyetur të gjithë reperët shqiptarë, se për cilën kombëtare po bëjnë tifo.
Edhe këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, po i ndjek të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror.
Madje, orët e vona para ekranit e gjejnë atë më ndryshe se zakonisht.
Këtë gjë, Morena e ka treguar përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft provokuese, teksa e shtrirë shikon ndeshjen.
“Vajzat po provojnë të shohin Kampionatin Botëror”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/