Një pjatë që të mban të ngopur deri në vaktin e radhës dhe mjaft e shëndetshme
Përbërësit:
– 800 ml qumësht,
– 400 g makarona,
– 220 g djathë të integruar,
– 85 g djathë mozzarella,
– 55 g djathë të yndyrshëm,
– 2 lugë gjalpë,
– pak kripë,
– pak piper,
– pak arra muskati.
Përgatitja:
1. Qitni në tenxhere qumështin, shtoni makaronat dhe zieni në temperaturë mesatare, duke i përzier vazhdimisht derisa makaronat të zbuten që do t’ju nevojiten rreth 5 deri në 6 minuta.
2. Kur makaronat të zbuten, ndërkaq qumështi të dendësohet, hiqeni tenxheren nga shporeti, shtoni djathin e yndyrshëm, mozzarellën, djathin e integruar dhe gjalpin si edhe erëzat.
3. Përzieni derisa djathi të shkrihet.
4. Shërbeni të ngrohta me sallatë sezoni.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.