Trupi i 48-vjeçares me iniciale Dh.D është gjetur i dekompozuar në një zonë të pyllëzuar të Ndroqit.
Policia bën me dije se gruaja ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 14 mars familjarët e saj kishin bërë denoncim në polici për largimin e saj nga banesa.
48-vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2023, rreth orës 09:00, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetases Dh. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Kjo shtetase është shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.