Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Aktualisht ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa vetëm pak javë më parë bëri të ditur edhe se ka filluar punë në New York.
E njëjta ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja në muzikë, megjithatë vazhdon të jetë e përfolur në media.
Së fundmi, këngëtarja e njohur ka rënë pre e një lajmi të rremë në rrjetet sociale, ku thuhej se ajo “ishtë aksidentuar në rrugën e Kombit dhe si pasojë kishte ndërruar jetë”.
Një lajm i tillë, krejtësisht i pavërtetë ka bërë këngëtaren që të tmerrohet kur ka parë se në Facebook po qarkullon një lajm i tillë.
Ajo ka reaguar me një postim në InstaStory, ku ka treguar më pas se një postim të tillë e ka marrë me sportivitet.
“Ja iku syri i keq, unë shëndosh e mirë jam në New York”, ka shkruar këngëtarja Hadërgjonaj. /Telegrafi/