Javën e kaluar u bë temë në media një fotografi e çiftit Beyonce dhe Jay Z gjatë daljes nga një hotel në New York, të dielen.
Fotografia e cila shfaqte çiftin duke dalë dhe pranë një grua të habitur, bëri që të diskutohet shumë për të.
Gruaja në fjalë është bërë e ditur se quhet Susan Monagjan, dhe është intervistuar së fundmi nga gazeta amerikane ” The Boston Globe”.
Ajo ka treguar ndodhej në hotel për shkak të një çështje familjare, ndërsa ka rrëfyer faktin se pse u emocionua aq shumë që pa divën e muzikës.
“Betohem se kur e pashë atë, u ndjeva sikur më puthi një engjëll”.
“E pashë dhe e kuptova që është Beyonce e më pas thashë me vete se askush s’do të besojë se e kam parë”, ka thënë Susan. /Telegrafi/