Site icon Telegrafi

E shkrepi armën aksidentalisht, dy persona kërkojnë trajtim mjekësor në Skifteraj të Vitisë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti derisa ishte duke manovruar me një armë e kishte shkrepur aksidentalisht, me ç’rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Skifteraj të Vitisë, të enjten në ora 14:10.

Në raportin policor bëhet e ditur se arma që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.

Ndërsa, i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version