Site icon Telegrafi

E shiti sa ishte te Chelsea, tani Mourinho e kërkon te United

Jose Mourinho që prej ardhjes në stol te Manchester United ka shpenzuar miliona euro, por skuadra ende nuk ka përmbush pritshmëritë e zyrtarëve dhe tifozëve të Djajve të Kuq.

Prandaj, portugezi ka hartuar një plan për të sjellë më shumë futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Në krye të top-listës së lojtarëve që po kërkon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit duket se është Romelu Lukaku, transmeton Telegrafi.

Këtë të fundit portugezi e kishte në dispozicion sa ishte trajner i Chelseat, ku më pas e shiti për 28 milionë funte në Everton

Tani, Mou është i gatshëm ta blejë për një shumë prej 40 milionë funte për të qenë partner i Zlatan Ibrahimovicit në vijën e sulmit të Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version