Telegrafi

E shikoi dhe i buzëqeshi – reagimi i Ibrahimovicit kur Ronaldo e provokoi atë para gjuajtjes së penalltisë

Zlatan Ibrahimovici dhe Cristiano Ronaldo kishin një moment interesant në takimin që Milani e fitoi 4-2 ndaj Juventusit në mbrëmjen e të martës.

Derisa Zonja e Vjetër ishte duke fituar 2-0, Rossonerët e fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi sulmuesi suedez.

Mirëpo, para se të vinte deri te shënimi i golit, Ronaldo ka tentuar të shpërqendroi Ibrahimovicin në gjuajtjen e penalltisë.

“Tek, ti e njeh atë (Ibrahimovicin)”, ishin fjalët e 35-vjeçarit drejtuar portieri Wojciech Szczesny.

Suedezi për një moment ndaloi dhe filloi të vështronte portugezin, duke i lëshuar një buzëqeshje ironike.

Ibra arriti të shënonte golin nga penalltia dhe brenda 15 minutash, Milani arriti të përmbysë rezultatin, për t’i marrë tri pikë të arta ndaj liderit të Serie A. /Telegrafi/