Telegrafi

E sheshtë apo e rrumbullakët? Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 shprehin mendimet e tyre për tokën

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 vazhdojnë të komentojnë tema të ndryshme së bashku.

Ata ditën e sotme (e mërkurë) kanë biseduar për formën e tokës, derisa po qëndronin së bashku në oborrin e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Fillimisht kjo nisi nga Brikenda, e cila theksoi se mendon që toka është e sheshtë.

Foto: Screenshot/YouTube

E më pas në bisedë iu bashkëngjit Adri, ku mes tjerash dha një shembull se pse ka këtë mendim.

“Sepse ku jeton me llogaritë vetëm 100 kilometra kështu, edhe me të vendos ty te 100 kilometra je shumë e vogël, edhe syri yt nuk mundet me pa ma larg. 100 kilometra e rrethit është shumë e vogël edhe për qato është e sheshtë. E sheshtë ku jetojmë”, shtoi mes tjerash ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Vesa Vllasaliu nga ana tjetër theksoi: “Unë mendoj që nuk është as e rrumbullakët as ashtu siç po thua ti”.

Diskutimi i tyre tutje vijoi me pyetje për Kosovën në tërësi, ku konkurrentët dhanë mendime të llojllojshme. /Telegrafi/