Telegrafi

E shantazhuan me publikimin e disa fotove intime, gruaja nga Istogu tentoi të vetëvritej

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij ka tentuar që disa herë të vetëvritej.

Rasti është raportuar më 22 janar në Istog.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, katër-pesë herë ka tentuar të vetëvritet muajve të fundit. Dyshohet se dy të dyshuar kosovarë, janë duke e shantazhar në vazhdimësi me publikimin e disa foto intime të viktimës”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/