Site icon Telegrafi

E shantazhojnë vajzën, i kërkojnë 2 mijë euro për videon erotike

Rastet e shantazheve për publikimin e fotove apo videove intime duket se këto kohët e fundit janë shtuar.

Më i fundit vjen nga Tirana teksa dy të rinj kanë shantazhuar një vajzë me publikimin e një videoje intime. Njëri prej tyre ka rënë në prangat e policisë, ndërsa tjetri është në kërkim.

I arrestuari është shtetasi Erjon Benga 21 vjeç, si edhe është shpallur në kërkim A.S. 25 vjeç.

Këta dy të rinj kanë shantazhuar vajzën me inicialet K.L. se do t’i publikonin në rrjetet sociale një video intime të saj nëse nuk do t’u jepte 2 mijë euro./lapsi

Exit mobile version