Prezantuesja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ditën e sotme (e enjte) ka festuar ditëlindjen e 30-të.
Ajo organizoi një festë të veçantë me miqtë e familjarët në atë që konsiderohet viti jubilar.
Krahas kësaj, biondja është befasuar me dhurata të ndryshme përfshirë këtu edhe një sërë trëndafilash të llojllojshëm.
Në pozat e reja e rrethuar me lule, biondja shtoi: “Ditëlindja e Lules. Nuk kam fjalë mjaftueshëm për të falënderuar secilin nga ju për dashurinë që më keni dhuruar sot. Ju paça përherë”.
Krijuesja e hitit “Pa panik” mori vëmendje në fustanin e gjelbër duke përcjell një pozitivitet të madh tek fansat.
Urimet kane qenë të shumta edhe në hapësirën për komente, marrë parasysh që vetëm në Instagram mban dy milionë njerëz.
Për gjithë këto vite, Luana ka korrë sukese të mëdha në projektet që ka realizuar e po ashtu edhe në muzikë. /Telegrafi/