Tetë persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit e kanë rrëmbyer një person (shtetas i Serbisë), për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do t’ju rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:22 në fshatin Crepan, Ranillug.
Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/