Site icon Telegrafi

E rrallë: Ministri që shkon në këmbë në punë (Foto)

Ministri i cili kujdeset për kuletën e shtetit të Kosovës, edhe pse ka veturë të mirë e vozitës të vetin, shpeshherë shkon në punë në këmbë.

Avdullah Hoti është ministër në Ministrinë e Financave dhe është parë të martën rreth orës 8 duke shkuar në këmbë në punë.

Nga fotot e bërë shihet se ministri Hoti nuk ka qenë i shoqëruar nga truprojat, pasi që ministrat e Qeverisë së Kosovës jo pakë herë kanë qenë cak i sulmit me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se deri më tani ministri Avdullah Hoti nuk ka qenë cak i vezëve. /Telegrafi/

Exit mobile version