Site icon Telegrafi

E rrallë: Lind fëmija me “këmishë” (Video, +18)

belly

Është një fenomen tepër i rrallë, i habitshëm dhe i bukur në të njëjtën kohë.

Ky është momenti i lindjes së një fëmije, i cili gjendet brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”, një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje.

Videoja u xhirua në Spanjë dhe tregon pikërisht këtë moment të rrallë, kur bebja lind i mbështjellë me membranën, vetëm pak minuta pasi binjaku i tij vjen në jetë normalisht.

Pamjet tregojnë të porsalindurin mbi tavolinën e spitalit, brenda qeskës që i ka mbështjellë trupit.

Normalisht, qeska ambiotike shpërthen gjatë procesit të lindjes, ose çahet nga mjekët gjatë lindjeve cezariane, transmeton tvklan.

Në rastin konkret, të pranishmit u mblodhën rreth tavolinës për të parë një ngjarje që, për pjesën më të madhe të mjekëve, është një mundësi e rrallë në jetë.

Videoja në fjalë, në më pak se 24 orë është parë më shumë se 6.8 milionë njerëz.

https://www.youtube.com/watch?v=1vzJjeSVEHI

Exit mobile version