Telegrafi

E rrallë dhe e mahnitshme për t’u parë: Nadal shënjestëroi saktë komentatorin me top të tenisit

Rafael Nadal ia doli të dielën e fundjavës që shkoi që të fitonte Australian Open, pasi në finale e mposhti Daniil Medvedev, duke fituar 21 Grand Slame deri më tani në karrierën e tij.

Por, para duelit të zjarrtë, tenisti spanjoll dhuroi spektakël me vetëm një gjuajtje.

Derisa po shpërndante topa për turmat e mbledhur në arenë, Nadal vendosi të dhuronte një të tillë edhe për një person që pak kush e ka menduar.

Lexo po ashtu Nadal fiton finalen e çmendur ndaj Medvedev në Australian Open dhe shkruan historinë në tenis me titullin e 21-të Grand Slam

Një komentator i ndeshjes mes dyshes pranoi një top nga spanjolli, në një hapësirë të ngushtë, por që ky i fundit ishte tejet preciz.

Natyrisht se ky moment u bë viral në internet, me Nadalin që ia doli befasisht ta dërgonte topin pikërisht aty edhe ku e planifikoi. /Telegrafi/