Site icon Telegrafi

E rrahu vëllanë e vogël e bëri për spital, arrestohet një person në Shtime

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, në Shtime.

Tutje bëhet e ditur se viktima si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version