Site icon Telegrafi

E rrahu gjatë gjithë meçit, Fury lëpiu edhe gjakun nga qafa e Wilder

Tyson Fury është padyshim mbret i ri i boksit në peshat e rënda.

Boksieri britanik arriti ta dominonte gjatë gjithë kohës amerikanin Wilder, i cili nuk ishte në natën e tij më të mirë.

Fury ishte më i mirë gjatë gjithë takimit, duke e rrëzuar dy herë amerikanin, ndërsa në raundin e shtatë e fitoi meçin falë një nokauti teknik, pasi gjyqtarët ndërprenë ndeshjen pasi ekipi i Wilder e hodhi peshqirin.

Njëri nga momentet më interesante të këtij meçi ishte në raundin e gjashtë.

Britaniku për një moment iu afrua amerikanit dhe filloi t’ia lëpij gjakun nga qafa e tij.

Ky moment i britanikut është bërë viral në rrjetet sociale pasi është shpërndarë dhe komentuar jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Gjithsesi për Furyn rëndësi ka fitorja, pasi tanimë mbetet boksieri i vetëm i pamposhtur në peshat e rënda. /Telegrafi/


Exit mobile version