Site icon Telegrafi

E rrahu dhe e kërcënoi se do t’i djeg restorantin, arrestohet dy herë nga policia brenda pak orëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Suharekë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K/Shqiptar në restorantin e viktimës, të njëjtin e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte liruar me urdhër të prokurorit kujdestar, mirëpo pas disa orësh i dyshuari kishte kërcënuar viktimën se do t’ia djegë restorantin me benzinë.

Tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një shishe dy litërshe me benzinë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version