Policia ka arrestuar dje dy të dyshuar në dyshimin se të njëjtit duke futur në veturën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një personi për shkak të një borxhi të mëhershëm.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.